Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA thotë se, situate e fundit në Veri të Kosovës mund të eskaloj në një konfliktë të armatosur. Ai flet edhe për roli amerikan në procesin e negociatave Kosovë-Serbi, rolin e NATO-s në rajon si dhe procesin e zgjerimit të BE-së.
Serbët kanë braktisur institucionet e Kosovës, a ka gjasa që kjo situatë të eskaloj një një koflikt të armatosur?
Serwer: “Po. Më duket se po përgatiten t’i rezistojnë targave. Disa do ta bëjnë këtë duke përdorur forcën.”
Cili është vlerësimi juaj për procesin e negociatave Kosovë-Serbi? A është e nevojshme përfshirja e SHBA për të arritur një marrëveshje paqësore dhe përfundimtare?
Serwer: “Përfshirja e SHBA-së është e nevojshme, por jo mjaftueshëm. Procesi i dialogut duket i bllokuar. Do të jem i lumtur nëse dikush më vërteton se kam gabuar“.
Një konflikt i mundshëm në Kosovë, a mund të ketë ndikim në vendet e tjera të rajonit, përfshirë Maqedoninë?
Serwer: “Po, si gjithmonë. Rajoni është i ndërlidhur“.
Si e vlerësoni procesin e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit? A duhet të përshpejtohet ky proces?
Serwer: “Mund të përshpejtohet vetëm nëse vendet e rajonit përshpejtojnë përpjekjet e tyre për t’u kualifikuar“.
Si e vlerësoni rolin e NATO-s në rajonin e Ballkanit?
“NATO është jetike si një prani ushtarake në Kosovë, si një faktor mbështetës në Bosnje dhe si një prani politike në të gjithë rajonin, duke përfshirë edhe shtetet anëtare të rajonit.“– tha Serwer.
Diskutime rreth kësaj post