Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta për PD-në, pasi shprehet se në parti vlerësohet vetëm servilizmi dhe bindja e verbër.
Ai thotë se nëse merr drejtimin e PD-së, do të ketë mundësi për të gjithë, përmes punës dhe konkurrencës së ndershme.
Deklarata e Shehajt:
“PD duhet të tërheqë njerëzit më të zotë dhe më të mirë që të bëhet #PartiaQeFiton. Por ata nuk bëhen pjesë nëse në PD nuk vlerësohet puna dhe aftësia. Sot, në PD nuk vlerësohet puna, vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër. Me mua në PD do të ketë mundësi për të gjithë dhe karrierë të hapur për të gjithë, përmes punës dhe konkurrencës së ndershme”, shkruan Shehaj.
Diskutime rreth kësaj post