Lëkundje të tjera të tokës po vazhdojnë në Shqipëri, pas tërmetit vdekjeprurës 6.4 ballësh që la 52 persona të vdekur. Mëngjesin e së hënës, janë regjistruar dridhje me magnitudë 3.0 shkallë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), një tërmet me magnitudë prej 3.0 shkallë të Rihterit është regjistruar në ora 02:50 të mëngjesit të së hënës.
IGJEUM bën me dije se, epiqendra ka qenë në Lezhë, përkatësisht në Patok.
Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 32 kilometra.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post