Prej disa ditësh në rrjetet sociale dhe mediat u përhapën thashethemet se ish-velina Kejvina Kthella dhe reperi i njohur Seven Saraçi janë bashkë. Tani nuk po e mban më të fshehtë marrëdhënien e saj me reperin Seven Saraqi, vetë Kthella ka publikuar një foto në krah reperit me sy blu.
Të dy, personazhë të njohur të showbizin shqiptar ndodhen në Kaliforni, ku edhe kaluan izolimin për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në një postim në Instastory, Kejvina shihet krah Sevenit, teksa i prek atij kapelen. Ajo e ka etiketuar në postim këngëtarin, por nuk ka preferuar të thotë asgjë në lidhje me marrëdhënien me të, duke vendosur vetëm një ikonë me një fytyrë të qeshur.
Prej pak kohësh, në rrjet po qarkullojnë fjalë të shumta se dyshja janë tashmë duke shijuar një romancë. Gjithçka nisi pasi vetë reperi Saraqi, publikoi video ku shihej krah Kjevinës. Dyshimet u shtuan pasi këngëtari i fshiu këto video, si për të dashur të fshehë atë ç’ka vërtetë nënkuptonin pamjet.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post