Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në zonën e Durrësit. Sipas EMSC, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tyre ka qenë në detin Adriatik, 19 km në veriperëndim të Shijakut dhe 38 km në perëndim të Tiranës.
Lëkundjet kanë zgjatur vetëm pak sekonda, ndërsa janë ndjerë më shumë në Durrës dhe Fushë-Krujë.
Kujtojmë këtu se jo më larg se tre ditë më parë, në mbrëmjen e 28 janarit, u regjistrua një tërmet me magnitudë 4.9 sipas shkallës Rihter, me epiqendër në afërsi të fshatit Bubq.
Lëkundjet rikthyen sërish panikun dhe frikën tek qytetarët, ku qindra prej tyre braktisën banesat dhe dolën në rrugë.
Diskutime rreth kësaj post