Ish kreu i PD Lezhë, Paulin Marku thotë se demokratët e këtij qarku, nuk u pyetën në lidhje me caktimin e Agron Gjekmarkajt si drejtues politik.
Në një intervistë televizive, Marku u shpreh se emërimi i Gjekmarkajt u bë nga kryesia e PD, dhe sipas tij, nuk përbën vlerë të shtuar për bazën.
“Normalisht, është një vendim i kryesisë së PD, që ka propozuar dhe përzgjedhur delegatë në 12 qarqe. Gjatë gjithë kësaj periudhe, PD ka pasur të deleguar, por duke u nisur nga situata aktuale, besoj se kjo ka një rëndësi të veçantë. Unë nuk dua të komentoj emra jashtë apo brenda listave. PD, në Lezhë, besoj që pjesa më e madhe e strukturave të PD, kanë qenë pjesë dhe mbëshetetës të Rithemelimit.
Demokratët e Lezhës, në atë periudhë mbështetën Rithemelimin, duke pasur parasysh zhgënjimin që demokratët kishin në 8 vite nga zoti Basha. Duhej diçka e re, jo diçka e vjetër. Nuk është faji i demokratëve për humbjet. Shumë demokratë e kanë vuajtur përçarjen që PD kishte brenda llojit.
Demokratët, kanë disa vite që kanë përplasje mes llojit, një pjesë ngrinin dolli në seli, një pjesë protestonin para selisë. Ajo seli i takon demokratëve. Unë kam bërë fushatë në 2021 me zotin Gjekmarkaj. Si Gjekmarkaj dhe deputetë të tjerë, duhet të jenë afër demokratëve, nuk duhet të jenë të emëruar.
I vetmi momenti kur u takua me demokratët e Lezhës, ishte kur bënte propagandë, herëve të tjera ka qenë larg strukturave të PD. Nuk mund të jetë vlerë e shtuar nga karriget e Tiranës. Disa deputetë nuk janë dukur në qarqe gjatë fushatave elektorale. Reagimi i demokratëve, nuk ka qenë pozitiv. Unë jam opozitar, nuk jam pro qeverisë. Sa herë janë bërë pazare, delegime nga Tirana, nuk ka kanë qenë rezultate pozitive.
Stuktruat e PD kanë reaguar për një emërim që vjen nga kryesia e PD. Janë reagimet e njerëzve, që kanë funksione kryesore në degën e PD, Lezhë. Secili demokrat duhet të ngrejë zërin. Asnjë nga demokratët e Lezhës nuk është pyetur. Nuk e di nëse janë pyetur kryetarët e degëve”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post