Këngëtarja, Evi Reçi nuk e ka përmbajtur veten gjatë një kamere të fshehtë të emisionit “Thumb”. Gazetari e ka nxehur Evin me pyetjet e tij të cilat ajo i quan absurde.
“Nëse do të propozohej një format pasditeje, do ta prezantoje?”, e pyet gazetari Evin. “Po unë pasditeje e kam”, i përgjigjet ajo.
Më pas Ronaldo kërkon në telefon për këngën më të fundit të Evit dhe këngëtarja i kthehet: “Seriozisht e ke? Më duket absurde”. Evi largohet nga intervista duke thënë se kjo nuk i ka ndodhur kurrë.
Diskutime rreth kësaj post