Çmimi “Trajneri i muajit” i gushtit shkoi për trajnerin e Romës, Jose Mourinho, ku trofeu do të jepet në ndeshjen paraprake Roma-Atalanta, e planifikuar për të dielën e 18 shtatorit në stadiumin Olimpiko të Romës.
Çmimi u nda nga një juri e përbërë nga drejtues të gazetave sportive, të cilët vlerësuan trajnerët individual në bazë të kritereve tekniko-sportive dhe cilësisë së lojës së shprehur nga ekipet përkatëse.
“Jose Mourinho konfirmohet edhe një herë si një nga trajnerët më të mirë në ligën tonë”, u shpreh CEO i Ligës së Futbollit të Serie A.
Diskutime rreth kësaj post