Për herë të parë pas nëntë vitesh Juventus zbret në fushë me një objektiv ndryshe, nuk i duhet të mbrojë titullin kampion, pronë e Inter, por i duhet ta rifitojë atë. Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” ky është një objektiv fiks në çdo fillim sezoni, asgjë nuk ndryshon as këtë herë ku misioni nis në transfertë përballë Undineses. Interesimi është i madhe për të parë në aksion ekipin e ri të Max Allegrit por pas dy vitesh pushim, shumë pak gjëra kanë ndryshuar:
“Juve niset gjithnjë për të fituar në çdo kompeticion ku merr pjesë. A jemi ne favoritë? Zakonisht favorit është skuadra që ka fituar, ne jemi mes ekipeve pretendente”, theksoi Allegri në konferencën zyrtare duke u ndal më pas tek tema më e nxehtë, a do të qëndrojë C.Ronaldo? “Është në dispozicion të ekipit. Ronaldo është një vlerë e shtuar për ne pasi na garanton një numër të lartë golash.
Ai është stërvitur mirë, zhurmat i kam lexuar vetëm në media. Nuk na ka thënë kurrë se do të largohet, përkundrazi, po e them që ta mbyllim këtë diskutim, ai më ka thënë se dëshiron të qëndrojë”, u shpreh ndër të tjera Allegri i cili zbuloi se nëse Dybala do të zbres në fushë si titullarë do të jetë ai kapiteni i Juves.
Diskutime rreth kësaj post