Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shtrua në spital pasi mbërriti në Bali, Indonezi për të marrë pjesë në samitin e Grupit 20 (G20), njoftoi Associated Press , duke cituar zyrtarë indonezianë.
Agjencia AP, duke cituar dy burime nga autoritetet lokale, raportoi një problem të mundshëm në zemër. Lavrov po përfaqëson presidentin rus Vladimir Putin në samit.
Zyrtarët indonezianë nuk pranuan të komentojnë mbi incidentin. Menjëherë pasi lajmi u bë i ditur nga mediat ndërkombëtare, Rusia i quan të rreme raportimet për shtrimin në spital të Sergej Lavrov në Indonezi.
Reuters publikoi një deklaratë të përfaqësueses së Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila e cilësoi informacionin për transferimin e tij në spital si lajm të rremë dhe se ai ndodhet në hotelin e tij.
Konkretisht, përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova deklaroi se “ne i lexojmë lajmet dhe nuk u besojmë syve”.
Diskutime rreth kësaj post