Të hënën nis takimi i parë mbi dialogun brenda Serbisë për Kosovën.
Mbajtjen e mbledhjes së grupit të punës, për ofrimin e përkrahjes së dialogut për Kosovën në Serbi, e njoftoi kryetari i këtij grupi, njëkohësisht drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç.
Detyra e këtij grupi është t’iu ofrojë përkrahje organeve dhe trupave përkatëse në procesin e dialogut, si dhe të koordinojë aktivitetet në këtë proces.
Grupi ka 13 anëtarë, mes të cilëve edhe përfaqësuesi i kabinetit të kryeministres Ana Brnabiç, si dhe 9 ministra. Gjuriç u zgjodh në krye të këtij komisioni, më 16 tetor.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e njoftoi në muajin korrik nisjen e dialogut të brendshëm për Kosovën dhe pret që propozimi të jepet marsin e vitit 2018.
Diskutime rreth kësaj post