Ish-drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj, është shprehur se piktura me motive shqiptare që bleu Serbia, është e realizuar nga një piktor malazez që e konsideron veten serb.
Komentet Boshtrakaj i bëri gjatë një interviste në EuroNews, ku tha se piktori serb ka një emocion të veçantë për shqiptarët, pasi është rritur në një lagje shqiptarësh.
Ai shtoi gjithashtu se nuk besonte se marrja pjesë në ankande e institucioneve të shtetit shqiptar ishte e mundur, jo vetëm për shkak të financave, por edhe të legjislacionit.
“Paja Jovanoviç është një piktor emblematik i Serbisë, për të cilin shteti serb ka shpreh interesim. Ka kryer studimet dhe ka takuar mentorët dhe kolegët e vetë në Vjenë. Ata janë marrë me temat e Lindjes së Afërt. Pjesën më të madhe të informacionit ai e ka marrë në Vjenë e në vende të tjera, nga kulturologët e kohës.
Ka me qindra fotografi që dalin në atë kohë, që përfshijnë arvanitasit në Greqi. Ai informacionin e merr edhe duke qenë i rajonit. Vërshalsi është afër kufirit Hungari me Rumaninë. Thuhet që është themeluar në vitin 1600 e disa. Në Vërshals janë 3 lagje, jagjia e Deçanit, e Prizrenit dhe Pejës. Pajat janë prej lagjes së Deçanit.
Pra ka edhe emocione të tjera. Ai është serb, është identifikuar si serb, por e ka ktë emocion. Pikturat e tij nuk kanë asgjë orientale. Ai bën piktura me porosi. Piktura e tij e fundit është një buqetë me lule. Me u kthy te tema e këtij ankandi, janë disa piktura që kanë filluar në vitin 2021, që është zënë një piktor me një pikturë të Paja Jovanoviç.
Është dash me marrë pjesë në ankand ajo. Pikturat e Jovanoviçit që kanë trajtuar tema të lindjes së afërt, pjesa më e madhe e tyre është në koleksionet e koleksionarëve nga lindja e afërt. Shumë lehtë mund të themi pse nuk merr pjesë ky apo ai institucion, por këto institucione që merren me administrimin e koleksioneve, unë nuk besoj se marrja pjesë nuk është e mundur në ankande, jo vetëm për shkak të financave, por edhe për shkak të legjislacionit”, u shpreh Boshtrakaj.
Diskutime rreth kësaj post