Prokuroria në Prokupla të Serbisë ka nisur një hetim për një grup njerëzish që ndërmjetësonin martesën e serbëve me shqiptarët kundrejt pagesës.
Mësohet se një serb ka paguar 1500 euro në një agjenci ndërmjetësues që t’i gjenin një nuse nga Shqipëria, por pasi ja kanë gjetur ajo është larguar nga banesa një natë para martesës, raporton media serbe ‘Kurir’.
Pasi e ka kërkuar për dy ditë nusen, dhëndri nga Serbia ka bërë denoncim në polici.
“Një burrë nga Prokupla ka rënë në kontakt me një agjenci nga Shqipëria dhe i ka dhënë rreth 1500 euro për t’i gjetur grua. Përfaqësues të agjencisë u paraqitën shpejt e nusja shkoi në Serbi me një grua e një burrë i cili u paraqit si daja i saj. Vajza është dashur të qëndronte në shtëpinë e dhëndrit ‘për provë’ e pastaj të martoheshin”, ka thënë një burim i afërt i familjes së dhëndrit, raporton bw.
Mirëpo, nuk shkoi ashtu siç u planifikua, pasi që në natën parë, nusja iku nga shtëpia e burrit.
“Burri i dëshpëruar u përpoq ta gjente, dy ditë e kërkoi nëpër qytet, por nuk e gjeti. Supozohet që ajo tashmë të jetë thyer në Shqipëri. Ai ka bërë denoncim në polici, e cila po përpiqet të gjejë mashtruesit”, ka thënë një familjar i dhëndrit, raportojnë mediat serbe.
Diskutime rreth kësaj post