Ish-kryeministri Berisha ka komentuar situatën para ndeshjes mes përfaqësueseve të Serbisë dhe Kroacisë këtë javë në Beograd duke theksuar se sërbet kanë bërë një provokim të madh duke vendosur para stadiumit një tank nga lufta mes dy vendeve.
“Vendosja para stadiumit e këtij tanku, simbol i barbarive serbe në Vukovar, sigurisht është bërë me miratim dhe urdhër të Presidentit të Serbisë dhe serbomadhisë Vuçiç, mikut të ngushtë të Zografit Bis, njëherazi Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë”, shkruan Berisha.
Postimi i plotë
Sot ndeshen në Beograd, në stadiumin “Ylli i Kuq”, përfaqësueset e Serbisë dhe Kroacisë. Prej dy ditësh, para stadiumit është vendosur një tank serb, që ka vrarë qindra qytetarë kroatë, civilë të paarmatosur, në betejën apo më mirë të themi, kasaphanën e Vukovarit.
Vendosja para stadiumit e këtij tanku, simbol i barbarive serbe në Vukovar, sigurisht është bërë me miratim dhe urdhër të Presidentit të Serbisë dhe serbomadhisë Vuçiç, mikut të ngushtë të Zografit Bis, njëherazi Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë.
Ky është një provokacion shumë i rëndë, i turpshëm, luftënxitës dhe i pashembullt në historinë e sportit botëror.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt, që bie ndesh me parimet dhe misionin e madh të sportit për paqen dhe mirëkuptimin midis popujve, i bëj thirrje UEFA-s t’i japë Serbisë, ekipit të saj, ndëshkimin më të rëndë.
Diskutime rreth kësaj post