Zbulohet draft statuti i propozuar nga kryeministri Edi Rama për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ky dokument që më 7 qershor iu dërgua presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, ka 3 objektiva kryesorë.
Ai synon implementimin e Marrëveshjes Bazë të vitit 2013 si dhe atë të 2015-ës, krijimi një kornize për vetëmenaxhimin me autonomi thelbësore për komunitetin serb të Kosovës si dhe Mbrojtjen e dyfishtë.
Rama thekson se statuti i dërgohet për vlerësim Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ndërsa asociacioni nuk duhet të zëvendësojë, t’í mbivendoset ose të reduktojë të drejtat e asnjë prej komuniteteve me banim në këto komuna. Lidhur me funksionimin e kësaj bashkësie komunash, Rama parashikon një strukturë organizative duke përfshirë Asamblenë, Presidentin dhe zv/presidentin, Bordin, grupin këshillues, administratën dhe zyrën e ankesave, raporton “TvKlan”.
Sa u përket marrëdhënieve me autoritetet qendrore, Rama sugjeron që kjo bashkësi të mos zëvendësojë apo minojë marrëdhëniet kushtetuese e ligjore mes autoriteteve qendrore dhe lokale në Kosovë. Po ashtu dy vitet e para pas nisjes nga puna, bashkësia do të monitorohet nga BE.
Struktura e re që sugjeron Rama është që bashkësia mund të hartojë këshilla dhe ekspertizë teknike në hartimin e legjislacionit, siç bën Këshilli Konsultativ për Komunitetet. Në përfundim të draftit thuhet se ai ka marrë edhe mbështetjen e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe SHBA, ndërsa pavarësisht kundërshtive fillestare, edhe Kosova edhe Serbia e kanë cilësuar si një bazë të mirë për normalizimin e marrëdhënieve.
Diskutime rreth kësaj post