Serbët do të zgjedhin shqipërinë për të kaluar pushimet verore. Në një artikull të gjatë të publikuar në mediat serbe b92 tregon arsyet pse serbët do të zgjedhin jugun e shqipërsië dhe jo vetëm. Arsyeja: çmimet e lira.
Në lidhje me resortet, Durrësi paraqitet të jetë destinacioni më i afërtpor edhe me i përshtatshmi për pushimet verore. “Çmimet e shërbimeve janë ende shumë të favorshme, pra janë deri në 50 për qind më të ulëta në krahasim me Greqinë apo Malin e Zi” thuhet në këtë lajmë.
Mediat serbe po ashtu kanë cituar edhe drejtorin e shoqatës Kombëtare të Agjencive Turistike, Aleksandar Seniçiq.
“Një darkë peshku për dy me një shishe verë është 30-40 euro dhe në Shqipëri ka verë të mirë. Njerëzit janë të sjellshëm dhe punëtorë”, tha Seniçiq, teksa ka shtuar se akomodimi në apartamente dhe hotele në Shqipëri është mesatarisht 20 për qind më i lirë sesa në vendet e tjera.
Në Durrës, çmimet e akomodimit në apartament për një familje me katër anëtarë variojnë nga 30 deri në 60 euro në ditë.
Tradicionalisht jugu është më i shtrenjtë, ndaj çmimet në Ksamil variojnë nga 700 deri në 3200 euro në apartamente private ose nga 800 deri në 4600 euro në hotele për 10 ditë.
Diskutime rreth kësaj post