Policia e Kosovës, ka njoftuar se një shqiptar i cili ishte me kamion duke lëvizur në Zveçan, është sulmuar me gurë nga gjashtë persona.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00.
Njoftimi i plotë:
“Rudar, Zveçan 17.06.2023-19:00. Ankuesi mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se ka qenë me kamion, 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë dhe i kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post