Qytetarët Serbë në veri të Kosovës zgjodhën të bojkotonin referendumin e mbajtur këtë të diel për shkarkimin e 4 kryetarëve të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.
Deri në orët e vona të të pasdites sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, në procesin e votimit morën pjesë rreth 200 qytetarë nga rreth 46500 votues të regjistruar.
Aktualisht këto 4 komuna të veriut të Kosovës udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, të cilët u zgjodhën nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të shkuar pasi partitë serbe braktisën procesin zgjedhor.
Kryetarët Aktual të Komunave të Veriut konsiderohen jo legjitim pasi janë zgjedhur në këto poste me më pak se 3% të votave.
Dërgimi I tyre në ndërtesat e komunave vitin e shkuar solli edhe ndezjen e tensioneve në Veri, pasi serbët që jetojnë atje u përplasën me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s duke lënë të plagosur mbi 90 ushtarë të KFOR-it.
Në muajin janar të këtij viti qytetarët serbë në Komunat Veriore nënshkruan një peticion për shkarkimin e kryetarëve Aktual të Komunave në Veri dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli pikërisht të dielën e 21 prillit si ditën për tu votuar shkarkimi i këtyre 4 kryetarëve.
Pavarësisht kërkesës së tyre për largimin e Kryetarëve Shqiptarë nga Komunat e Veriut, serbët zgjodhën që këtë të diel të braktisnin procesin e votimit pas thirrjes që iu bë atyre nga Lista Serbe.
Diskutime rreth kësaj post