Emanouil Glezos, historiani dhe deputeti revolucionar grek ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore. Mediat greke raportojnë se politikani ndodhet i shtruar prej disa ditësh në spital në Athinë për shkak të problemeve serioze me frymëmarrjen.
Ai është një politikan mjaft i dashur dhe për shqiptarët, pasi bëri bujë me një deklaratë në Parlamentin grek. Siç u shpreh politikani në videon që u bë virale, “më shumë se gjysma në sallën e Parlamentit, janë me prejardhje shqiptare…”.
Glezos ka thënë se nuk donte t’i hidhte benzinë zjarrit, por nuk ka nguruar të pyesë ministrin grek të arsimit, nëse ai ishte me prejardhje greke apo jo, pasi vete mbiemri i ministrit është “Arvanitopulos”, që e ka prejardhjen nga fjala “arvanit”.
Deputeti u shpreh në atë kohë se ka bërë një studim të veçantë, nga ku ka rezultuar se 13 nga 36 deptetë në parlamentin grek, janë me prejardhje të huaja, kryesisht shqiptare dhe jo greke.
Video:
Diskutime rreth kësaj post