Studimi më i fundit i kryer në Londër ka zbuluar se një gotë lëng i panxharit të kuq ul shtypjen e gjakut në mënyrë drastike. Një tjetër hulumtim i bërë në Melburn të Australisë tregon se shtypja e gjakut do të ulët pas 6 orëve pasi të keni pirë gjysmë litër lëng të panxharit.
Hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se rastet e vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare do të ishin zvogëluar nëse njerëzit do të konsumonin më shpesh panxharin e kuq.
Sipas këtyre hulumtimeve, panxhari i kuq ul zhvillimin e demencës dhe rritjen e tumoreve (tumoreve të prostatës dhe gjirit) për 12.5 %. Neutricionistët rekomandojnë që ta përdorni panxharin e kuq edhe për problemet digjestive.
Po ashtu, panxhari i kuq është një aleat i pazëvendësueshëm i mëlçisë sepse ndihmon në procesin e përpunimit të toksinave.
Diskutime rreth kësaj post