Mund te na qelloje shpesh te na thahen syte, sidomos nga perdorimi i telefonave smartfone, e me shume per ata qe e kane punen perpara kompjuterit.
E simotomat e para jane djegie, dhimbje sysh, shikim të paqartë apo sy qe i ndjeni të rënduar për shkak të sindromës së syrit të thatë.
Çfarë është e rëndësishme në këtë rast është mos injorimi i simptomave sepse loti përmban antitrupa, lubrifikant dhe lëndë ushqyese të cilat mbrojnë syrin, duke lënë pa trajtim mund të dëmtojnë sytë.
Kontrolloni medikamentet
Shpeshherë sytë e thatë vijnë si rezultat i mjekimit, duke filluar që nga hapat anti-alergji, kundër dhimbjes apo dhe ilaçet të tensionit të gjakut. Informoni doktorin për medikamentet e tjera që merrni para se të trajtoheni për simptomat e syrit të thatë. Mjeku mund t’ju informojë se cili nga mjekimet ju shkakton tharjen e syve.
Përdorni lotin artificial
Mënyra e parë e trajtimit të syrit të thatë është loti artificial, i cili mund të blihet në çdo farmaci. Kjo është e dobishme kur keni sytë të butë e të thatë, ose në rastin ku simptomat shfaqen njëherë në ca kohë. Mos i ngatërroni me pikat për sytë e kuq, pasi ka medikamente që mund të shkaktojnë skuqje të syve dhe nuk trajtojnë syrin e thatë. Është e rëndësishme të gjeni produktin e duhur dhe ta përdorin atë në mënyrë korrekte. Për këtë mund t’ju ndihmojë mjeku, pasi ka shumë trajtime që jepen pa recetë. Nëse e përdorini më shumë se 6 herë në ditë, drejtohuni për konsultim tek mjeku okulist.
Lani qepallat
Larja e herëpashershme e qepallave dhe përdorimi i një peshqiri të ngrohtë si kompresë mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të inflamacionit dhe rikthimin e prodhimit të gjëndrës së vajit të syrit. Disa mjekë mund t’ju rekomandojnë ta bëni vazhdimisht, edhe nëse nuk keni simptomat e syrit të thatë.
Përdorni lente kontakti terapeutike
Lentet e kontaktit të zakonshëm kur përdorën për një kohë shumë të gjatë shkaktojnë tharjen e syve. Por ka disa lente të quajtura skleral, të cilat mbrojnë sipërfaqen e syrit dhe nuk e lënë të thahet.
Ushqehuni me omega-3
Shtoni në dietë ushqime me përbërje omega-3, pasi mund t’iu ndihmojnë me sytë e thatë. Burimet e këtyre ushqimeve të përfshijnë: salmon, sardele, tuna, arra dhe fara liri.
Diskutime rreth kësaj post