Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë përfundimisht mbi arsyen e ndarjes nga jeta të gazetares Adelajda Xhamani, por deri më tani, paraprakisht thuhet se ajo humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak pasi sipas miqve të saj, ajo vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Adela, ish-banorja mjaft e dashur për publikun e edicionit të dytë të Big Brother Albania, u gjet e pajetë në banesën e saj këtë mëngjes në zonën e Freskut ku jetonte e vetme. Ajo do të prehet në qytetin e Kavajës, ku ka edhe familjen.
Por sëmundja e epilepsisë i mori jetën edhe një gazetari tjetër shqiptar. Kreshnik Zeqaj i dha lamtumirën kësaj bote në janar të vitit 2016, në atë kohë vetëm 27 vjeç. Ai u shua në Londër ku kishte shkuar për të nisur një rrugëtim të ri në jetën e tij. Një sulm në zemër rezultoi fatal për të.
Vdekja e papritur e Adelës në moshën 31-vjeçare la pas një dhimbje të papërshkrueshme tek familja e saj, miqtë, kolegët, dhe të gjithë personat që patën mundësinë ta takonin qoftë edhe një herë të vetme personalisht. Edhe ëndrrat dhe pasionet e Adelës u prenë në mes, ku vetëm më 15 nëntor ajo do të niste emisionin e saj në Fax News “Shtëpia e Adelës”.
Diskutime rreth kësaj post