Marrëdhënia mes Monikës, Donaldit dhe Semit vazhdon të mbetet e tensionuar që pas lojës që aktorja iu bëri me Fifin. Fifi u soll vërdallë me një shkop në dorë duke i shkaktuar Semit atak paniku. Më vonë Monika tregoi se ishte gjithçka lojë, madje dhe pjesa e shkopit.
“Jo, jo. Nuk ka lojë me emocionet e mia”, i tha Semi, e cila u mbështet dhe nga Donaldi.
Dyshja thanë se nuk e prisnin nga Monika, e cila ditën e djeshme ka qëndruar e veçuar nga të tjerët, duke mos ngrënë apo pirë asgjë. Së fundmi, gjatë një bisede me Fifin, Monika ka treguar se Semi ka shkuar ta përqafojë por ajo e ka refuzuar.
“M’u afru Semi. Më tha të të përqafoj se je e mërzitur. Jo i thashë. Po të isha e mërzitur do të përqafoja, do të puthja, por ti bashkë me atë tjetrin më keni ofenduar aty ku nuk mban dot më. Nuk pranoj dot. Nuk bëhem dot fallco. Më tha unë isha shumë e ngarkuar. I thashë e ngarkuar nuk ke pse të jesh”, është shprehur Monika.
Kujtojmë se nga ana tjetër Fifi i ka kërkuar falje Semit dhe dy vajzat janë pajtuar.
Diskutime rreth kësaj post