Sfidanti i Lulzim Bashës për kreun e PD-së, Eduart Selami foli ditën e sotme te “Studio e Hapur” e Eni Vasilit në “News24” për takimin në zyrë me Berishën.
Selami tha se në takimin me Berishën i bëri të qartë platformën e tij qeverisëse të PD-së dhe i tha Berishës se ai do ta ndryshojë modelin e drejtimit të partisë.
“Janë takime pune. Unë e takoj vazhdimisht, kam respekt. Po, do të konsultohem me Berishën, por vendimet do të jenë pas diskutimeve të gjera.
Unë i shpreha vizionin tim, i tregova platformën time, i thashë unë kandidoj, ne jemi miq, i jam mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin në nivel personal, dhe do të vazhdoj takimet me Berishën përtej kësaj”, tha Selami.
Lidhur me krahun që mban Berisha, Selami tha se ish-kreu i PD-së e siguroi që do të qëndrojë neutral në këtë garë, mirëpo ai beson se mbështet Bashën.
“Berisha më tha se do të qëndrojë neutral, por unë e di që ai mbështet Bashën. Kjo nuk më pengon në garën time”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post