Policia e Gjirokastrës ka goditur 6 raste të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike në Memaliaj. Janë sekuestruar 1772 kg lëndë narkotike dhe një armë zjarri, ndërsa janë vënë në pranga 4 persona.
Mësohet se personat e arrestuar nga policia janë shtetasit, Besim Zika, Pëllumb Rona, Fetim Rona dhe Çoban Kalemi.
Policia bëri të ditur se në vendin e quajtur “Kodra e Miricës”, në fshatin Miricë, Memaliaj u gjetën 42 thasë me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, me peshë totale 1260 kg. Ndërkohë, në banesën e shtetasit G.G, në fshatin Maricaj, u gjetën 27 thasë me peshë totale 270 kg, ku vijon puna për kapjen e këtij shtetasi. 160 kilogramë kanabis policia i sekuestroi në banesën e shtetasit Çoban Kalemi. Ndërsa 17 kilogramë iu gjetën shtetasit Besim Zika.
Gjithashtu edhe 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Diskutime rreth kësaj post