Një operacion i përbashkët kontrolli mes policisë shqiptare dhe asaj malazeze në pikën kufitare të Shkodrës ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave bëhet fjalë për 52 kilogramë kanabis sativa, që po transportohej në bordin e një automjeti.
Veç konfiskimit të narkotikëve, uniformat blu kanë arrestuar edhe 3 persona që po e transportonin atë drejt vendit fqinj, shtojnë më tej burimet.
Materialet i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për kryerjen e veprës penale të “trafikut ndërkombëtar të drogës”.
Diskutime rreth kësaj post