Të paktën 2 kilogramë drogë e llojit heroinë është sekuestruar pasditen e kësaj të shtune, në pikën kufitare të Kakavijës.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave agjentët e kufirit kanë arrestuar edhe transportuesin e drogës.
Sipas burimeve, në pranga ka rënë shtetasi Stavri Topi, i cili po udhëtonte me një mjet tip “Benz” me targë “AA 770 LS”.
Droga është gjetur e fshehur në parafangot e automjetit, saktësojnë burimet.
Diskutime rreth kësaj post