Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar në lidhje me vendimin e SPAK për të sekuestruar inceneratorin e Tiranës.
Kryemadhi shprehet se ajo prej dy vitesh e ka denoncuar aferën, ndërsa inkurajon SPAK të arrijë dhe ata që i cilëson si “peshqit e mëdhenj”, kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj si dhe sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë Engjëll Agaçin.
Reagimi i Kryemadhit:
“SPAK më në fund ndërmori një veprim ndaj inceneratorit të Tiranës, i kallëzuar prej meje që prej dy viteve.
Në këto momente shumë të rëndësishme, duhet të mos harrojmë se:
-Inceneratori i Tiranës është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit. Të dyja palët janë përgjegjëse në vjedhjen e shqiptarëve.
-Të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t’u kthehet qytetarëve.
-Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Inceneratorit, Agaçi, Rama, Veliaj.-shprehet ajo.
Diskutime rreth kësaj post