Sipas seksologëve femrat kanë disa arsye se përse duhet të masturbojnë:
Masturbimi i bën mirë shëndetit fizik. Rrit sistemin imunitar, lehtëson dhimbjet nga menstruacionet, çlodh trupin dhe ndihmon në rritjen e rezistencës ndaj infeksioneve të ndryshme.
Orgazma nxit prodhimin e endorfinës, hormoni i cili rrit humorin, ul stresin dhe ju bën të ndiheni të lumtur.
Mund të eksploroni zonat erotike të trupit, bashkë me të famshmen “pika G” dhe çdo zonë tjetër kënaqësie.
Përveç të kuptuarit se ku dëshironi të prekeni, mund të zbuloni edhe mënyrën se si të prekeni.
Me të zbuluar se çfarë ju eksiton më shumë, mund t’i ndash ato me partnerin tënd në dhomën e gjumit.
Maksimizon potencialin e orgazmës.
Presioni për të kënaqur partnerin nuk ekziston dhe i gjithë përqendrimi është tek gjetja e vetëkënaqësisë.
Zotërimi i kënaqësisë dhe i dëshirave seksuale maksimizon kënaqësinë tuaj fizike dhe aktivizon një sërë procesesh zinxhirë që ju bëjnë të ndiheni më mirë edhe mendërisht.
Diskutime rreth kësaj post