Seks për 3 mijë lekë, arrestohen motër e vëlla që shfrytëzuan të miturën
Motër e vëlla kanë rënë në pranga të policisë së Durrësit. Malvina Skura, 19 vjeçe dhe vëllai i saj L.P 17-vjeç, janë arrestuar pasi shfrytëzonin një të mitur për prostitucion.
Policia thotë se dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke ushtruar dhunë fizike kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, një vajzë të moshës 14 vjeçe, me iniciale H.XH.
E mitura kryente marrëdhënie me klientë të cilët i gjenin të arrestuarit kundrejt pagesë 3000 – 5 000 lekë. Mbi dy të rinjtë rëndon akuza “Shfrytëzimi I prostitucionit në rrethana rënduese”.
Diskutime rreth kësaj post