“Sigurisht që jam ‘pro; seksit para ndeshjeve, se mos luaj unë në fushë”. Kështu është shprehur Michela Persico, e dashura e lojtarit të Juventusit, Daniele Rugani.
Gazetarja 26-vjecare ka zbuluar në një intervistë të fundit disa nga detajet e jetës private, me rastin e startit të programit televiziv “le Capitane”, i cili transmetohet çdo të premte në në “Spike Italia”.
Por a do të mjaftojë ëmbëlsia e saj për të bërë mbrojtësin e të Italisë të harrojë eliminimin e hidhur të kombëtares së tij nga Botërori “Rusi 2018”?
Persico e ka përshkruar kështu atë moment shumë të vështirë:
“Qaja dhe mendoja për ëndrrën e shuar të Danieles”. Nuk i mbajti dot lotët as Gigi Buffon, kapitani bardhezi dhe i Italisë, i cili po mbahej fort për krahut të ish-shokut të skuadrës, Bonucci.
Ama përveç Persicos në kastin e këtij programi televiziv janë edhe katër femra të tjera të lidhura aktualisht apo në të kaluarën me protagonistë të botës së futbollit.
Bëhet fjalë për shqiptaren Erjona Xhemaili, gruan e mesfushorit shqiptar të Montreal Impact në Kanada; Silvia Slitti, gruaja e ‘Pazzo’-s së Veronës; Emilie, ish e dashura e sulmuesit francez të Romës dhe Milanit, Menez; Jessica Melena, gjysmës së ëmbël të sulmuesit të Lacios dhe Italisë, Ciro Immobile.
Diskutime rreth kësaj post