Seks në morg me kufomën e një personazhi të njohur televiziv, bëri që një mjek të bjerë në pranga. Vajza e njohur për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother” në Rusi (Dom-2), Oksana Aplekaeva, u vra në vitin 2008, në rrethana që janë ende të paqarta.
Nëse vrasja e saj mbetet një mister i vërtetë, pikërisht gjatë javës që lamë pas, është zbuluar një detaj tronditës mbi çfarë ka ndodhur me trupin e saj, kur u dërgua në morg për autopsi.
Kufoma e saj u përdhunua nga mjeku i spitalit i cili duhet të bënte ekspertizën, një 37-vjeçar me emrin Alexander A., i cili përfundoi në pranga nën akuzën e nekrofolisë.
Ishin analizat e mëvonshme që iu bënë kufomës, ato që e fundosën mjekun.
Analizat e reja demonstruan praninë e ADN-së së mjekut në pjesët intime të gruas, duke bërë që për vite me radhë të nisin hetimet ndaj personelit të morgut.
37-vjeçari i arrestuar rreth dhjetë ditë më parë, u detyrua të pranojë duke thënë, “Nuk mund të shkojë kundër asaj që thotë shkenca”.
Ai tentoi të justifikohej se kishte qenë pa punë për disa muaj dhe se e kishte lënë e shoqja, në periudhën që ndodhi ngjarja, shkruan noa.al.
Tashmë hetimet janë në vijim, për të zbuluar nëse mund të ketë bërë të njëjtën gjë edhe me kufoma të tjera, për shkak se për vite me radhë, deri në momentin e arrestimit vijonte të punonte në të njëjtin morg.
Diskutime rreth kësaj post