Pak ditë më parë në mediat lokale italiane doli lajmi për arrestimin e pesë shqiptarë, të cilët kishin zgjedhur që trafikun e drogës dhe prostitucionit ta bënin në një rezidencë për emigrantët që vinin në Itali dhe që kërkonin azil.
Sot janë bërë publike detajet e operacionit të karabinierëve italianë si dhe emrat e 5 të arrestuarve që udhëhiqnin këtë bandë, te cilet ishin vene ne pergjim qe prej muajit prill te vitit te kaluar.
Karabinierët e kompanisë së Giulianova kanë kuptuar se pas atij shpërndarësi mund të ishte një rreth më i gjerë dhe duke përdorur si instrumentet klasike të ndjekjes dhe hetimeve në terren, ashtu edhe përgjimet telefonike, ambientale dhe filmimet, kanë zbuluar se pas atij djali shqiptar ishte një grup i tërë i përbërë i gjithë nga shqiptarët.
Një bandë e vërtetë, në të cilën bënin pjesë Alban Guga, 23 vjeç dhe Bruno Xhaysa, 28 vjeç, të dy rezidentë në Roseto; Gëzim Papa, 29 vjeç, Viktor Gjeci, 23 vjeç dhe Bledar Laçi, 29 vjeç, rezidentë në Rutigliano (Bari), të gjithë të gjykuar disa herë.
Të pesë shqiptarët kishin organizuar një xhiro të shpërndarjes së kokainës dhe marijuanës mes Rosetos dhe rrethinave dhe shpesh takimet me blerësit (dhjetëra e dhjetëra të rinj edhe minorenë, të gjithë të fotografuar dhe të filmuar nga karabinierët) bëheshin pikërisht brenda “Rezidencës Felicioni”, ku personat nën hetim prenotonin dhoma dhe organizonin festa të vërteta me baze droge e seksi: në disa raste vajzat që merrnin pjesë në takime, duke mos pasur para, e paguanin kokainën dhe marijuanën me favore seksuale.
Akuzat për 5 shqiptarët janë për shpërndarje droge të rrethana të rënduara për shkak të moshës minorene të klientëve (për dy shqiptarët rezidentë në Roseto) dhe shpërndarje dhe zhvatje e rëndë (për shqiptarët rezidentë në Puglia). Dhe absurdi është që viktimat e zhvatjes ishin dy shqiptarët rezidentë në Roseto, që nga tre shqiptarët, rezidentë në Puglia kishin marrë 200 gram kokainë (me vlerë rreth 10 mijë euro) por pa ua paguar.
Nga këtu kishin marrë shtysë disa dërgesa ndëshkuese për të nxjerrë paratë, të ndjekura me kërcënime për vdekje, aq sa dy shqiptarët rezidentë në Roseto kishin denoncuar tre bashkëkombësit. Më pas denoncimi u tërhoq, me sa duket pas një pakti mes tyre, duke parë që tre shqiptarët e tjerë ndërkohë ishin vendosur në Roseto për të drejtuar bashkë punët.
Diskutime rreth kësaj post