Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, i ftuar në “Breaking” në Top News, e etiketoi vrasjen e Liridona Ademaj si një rast shumë specifik dhe kompleks, ndërsa foli për lidhjen e kësaj ngjarjeje me zhdukjen e një gruaje në Suedi.
“Rasti i vrasjes së të ndjerës ishte një rast specifik dhe kompleks, referuar faktit se kemi një porositës, i cili është bashkëshorti i saj, i cili duhet të jetë dëshmitar i vrasësit dhe kemi një vrasës që është dëshmitar i porositësit”, tha Elezi.
Sipas tij, Policia e Kosovës është duke “i mbajtur shpresat” tek celulari i bashkëshortit të saj, njëkohësisht i dyshuari si vrasësi i Liridonës, Naim Murseli. Elezi tha se telefoni i tij i është dorëzuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Policia e Kosovës të gjithë fuqinë e tyre e kanë në gjetjen e pajisjes celular. Ka dërguar celularin e Naimit në SHBA, për të hapur iCloud dhe për të hapur të gjithë ato që ka brenda”, tha eksperti, ndërsa shtoi se nëse zbardhen të dhënat, do të dalin në pah edhe persona të tjerë të përfshirë, ku sipas tij, kjo ngjarje lidhet edhe me zhdukjen e një shtetasje suedeze me origjinë shqiptare.
“Ka mundësi të hapet telefoni i tij dhe të gjenden prova nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Personalisht dyshoj se ka persona të përfshirë. Ka pasur denoncime që një grua shqiptare në Suedi ka pasur një komunikim të vazhdueshëm me të ndjerën Liridona, është zhdukur. Grupet të cilët mund të jenë përfshirë në rastin konkret mund të kenë marrë veprime që ajo mos ketë mundësi për të zbërthyer rastin konkret. Gruaja në fjalë që dyshohet se është nga Ferizaj është zhdukur dhe trajtohet si e tillë”, sipas ekspertit.
“Autoritet e Suedisë po bashkëpunojnë ngushtë me ato të Kosovës, mund të themi qasja se autoritet e zbatimit të ligjit janë sekrete për median dhe publikun, që tregon se rasti është kompleks”, shtoi Elezi.
Diskutime rreth kësaj post