Cili është sekreti i suksesit emocional në këtë vend të vogël europianoverior? Në një libër të ri me titull “Edukimi në danisht: si rriten fëmijët më të lumtur në botë”, dy bashkautorë përpiqen t’i shkojnë kësaj pyetje në themel, duke zbërthyer atë që danezët e quajnë “Hygge”
Për 40 vjet me radhë, Danimarka renditet te vendet më të lumtura në botë. Gjatë debatit në kuadër të fushatës parazgjedhore në SHBA, Bernie Sanders tha: “Ne duhet t’i hedhim sytë nga vende si Danimarka”, nëse duam të dimë se si ta bëjmë SHBA-në një vend më të lumtur – një koment që ka shkaktuar një debat të ashpër rreth sistemit të mirëqenies publike në Danimarkë.
Cili është sekreti i suksesit emocional në këtë vend të vogël europianoverior? Në një libër të ri me titull “Edukimi në danisht: si rriten fëmijët më të lumtur në botë”, unë së bashku me një bashkautor danez, psikoterapistin Iben Sandahl, i shkoj kësaj pyetje në themel. Të paktën një pjesë e përgjigjes gjendet në mënyrën daneze të “Hygge”-s.
Kjo fjalë nisi të përdorej në shekullin e 19. Vjen nga fjala gjermane “hyggja”, që do të thotë pak a shumë të ndihesh i kënaqur, i gëzuar apo i lumtur. Nuk ka një përkthim të saktë për këtë fjalë, e vetëm fjalë të tjera që i afrohen, mund të konsiderohen se e përshkruajnë atë disi, por që gjithsesi, sërish u mbetet diçka mangët.
“Hygge” është koha e kaluar pa stres e në kënaqësi së bashku. Do të thotë “të ndihesh këndshëm” apo dhe “at hygge sig”, por veç saj, ajo do të thotë se duhet bërë e qartë se kjo këndshmëri është njëkohësisht e shenjtë, e paprekshme dhe që e trajton atë proporcionalisht ashtu.
Pasi danezët, “Hygge”-n e shohin si një aspekt themelor të jetës së mirë, ata punojnë të gjithë së bashku që ta realizojnë atë. “Hygge” është “kohë për ne”, jo “kohë për mua”.
“Hygge” shihet pra si një faktor i rëndësishëm lumturie për danezët. Disa universitete në Britaninë e Madhe dhe në SHBA ndërkaq ofrojnë kurse për të. Shumë syresh imagjinojnë situata në të cilat ndezin një qiri apo mësojnë si të përgatisin ushqimin dhe të krijojnë një atmosferë të këndshme. Por ky është vetëm një vështrim mbi sipërfaqen e “Hygge”-s. E vërteta qëndron shumë më thellë.
Pra, çfarë është “Hygge” saktësisht?
Përpiquni të imagjinoni të shkoni në një takim me një familje pa kurrfarë drame e problemesh. Nuk ka diskutime acaruese mbi politikën, problemet familjare apo fëmijët mistrecë të teze Jenny-t. Nuk ka ankesa, qortime apo vërejtje, situatë të mbarsur me negativitet. Sekush ndihmon gjithkënd në mënyrë që puna të mos bjerë e gjitha mbi një person. Askush nuk e mbyll apo hap fort gojën, sulmon tjetrin apo përzihet me problemet e të tjerëve. Ka ndërveprim e reagim të lehtë e të balancuar shakator, që orientohet më së shumti te momenti, shijimi i tij, ushqimi dhe shoqëria. E thënë më shkurt: një arratisje nga bota e jashtme.
Për disa, kjo mund të tingëllojë si një takim normal e i zakonshëm familjar. Por për shumicën prej nesh, le të themi, jo. Këto rregulla të pashkruara të “Hygge”-s janë pra pikërisht ato që e bëjnë atë të veçantë. Antropologë amerikanë që janë marrë me kërkimet për “Hygge”-n, janë shfaqur të habitur nga palodhshmëria që gjendet në interaktivitetin “hyggelian” dhe se sa shumë përpiqet çdokush prej tyre të mos e lërë në baltë tjetrin.
Bëhet fjalë për një moment, në të cilin secili heq maskën e tij dhe lë jashtë vështirësitë, për t’i dhënë vlerë fuqisë së të tashmes te të tjerët.
Shkencëtarët kanë zbuluar se egalitarizmi danez luan një rol të rëndësishëm. Një studim i vitit 2009, i ndërmarrë nga Robert Biswas-Diener dhe kolegët e tij, konstatonte se amerikanët e pasur dhe danezët janë njësoj të lumtur, por ajo që bën ndryshimin është danezët që fitojnë pak, janë shumë, shumë më të lumtur sesa homologët e tyre amerikanë. Kjo përputhet me gjetjet se një gradë e lartë e barazisë është tërësisht e barabartë me shoqëritë e lumtura.
Më pak surprizues është egalitarizimi i njërës prej vlerave më themelore të “Hygge”-s, sipas antropologëve socialë. Më poshtë do të gjeni të renditura pesë rregullat për të pasur apo arritur “Hygge”-n, të cilat mund t’i aplikoni ndoshta me sukses edhe në jetën tuaj.
- Mos u shtirni. Jini vetvetja. Vërtet vetvetja. Braktisini mekanizmat tuaj mbrojtës. Ju nuk do të sulmoheni nga “Hygge” e të bini përtokë, sikurse as do të sulmoni të tjerët. Nëse çlirohemi prej ndjesisë se duhet të dëshmojmë diçka, mund të hynim në lidhje me njëri-tjetrin në një mënyrë shumë më realiste. Konkurrueshmëria, shtirja dhe mendjemadhësia, nuk puthen me njëra-tjetrën, por ndahen në një mënyrë elegante.
- Hiqni dorë nga debatet kundërthënëse. Nëse tema juaj është serioze, debatuese apo sjell përçarje, atëherë ajo nuk është e prekur nga “Hygge”. Që të jetë e denjë për të, duhet të kemi diskutime të balancuara të sjella në një formë të zbutur. Fokusi qëndron te momenti. Ne kemi shumë kohë në jetën tonë të përditshme për t’u zënë dhe debatuar apo për të përjetuar drama, ndërsa te “Hygge” bëhet fjalë për shijimin në qetësi të ushqimit e të shoqërisë dhe jo për t’u marrë me gjëra që na largojnë nga paqja. Pra shkurt: ankesat, negativiteti i rënduar, gjykimet dhe zënkat në hapësirën e “Hygge”-s, nuk janë të lejuara.
- Shiheni veten si një anëtar i ekipit. Gjithkush e sheh se çfarë mund të kontribuojë ai ose ajo, pa pyetur më pas për të. Kjo i bën të gjitha çështjet në ekip më të kthjellëta dhe nuk ka asnjë të cilit mund t’i mbesë e tërë barra e punës i vetëm. Nëse gjithkush ndihmon në përgatitjen, servirjen, dërgimin apo zbavitjen, përmban e reflekton “Hygge” në dejet e tij.
- Shiheni “Hygge”-n si një vendstrehim ndaj botës së jashtme. Koha e “Hygge”-s ofron një mbrojtje të përkohshme nga lëkundjet sociale, rrjetet, matjet dhe materializmi. Një vend në të cilin gjithkush mund të çlirohet dhe zemra e tij mund të hapet, pa paragjykuar se çfarë ndodh në jetë. Me të gjitha avantazhet e disavantazhet, ky vend është i shenjtë dhe problemet duhen lënë jashtë. Kjo është sidomos e duhur, pasi u lejon familjeve dhe miqve të mos kenë frikë se mos paragjykohen.
- Ndërgjegjësohuni se koha është e kufizuar. Për të arritur “Hygge”-n, për ata që nuk janë danezë, mund të kthehet në një sfidë të vërtetë. Askush nuk del në plan të parë, askush nuk mburret apo ankohet, askush nuk është negativ e askush nuk përpiqet të jetë aty për t’u grindur? Kjo është paksa e vështirë për shumë familje! Por shpërblimi është i madh. Duket e pabesueshme ndjesia që përfton kur përjeton momente pa dramë e stres me të gjithë ata që do. Nëse bëheni të ndërgjegjshëm se kjo vlen në një moment të caktuar, në një hark kohor, një darkë apo drekë, do të jetë shumë më e thjeshtë, të përpiqeni ta shijoni këtë moment e ta zgjasni sa më shumë.
Diskutime rreth kësaj post