Me vite të tëra ka pasur rrëfime rreth njerëzve të të pastrehë të cilët zhduken pasi që hyjnë në tunelet e sistemit nëntokësorë të metrosë së Nju-Jorkut, për të mos dalë kurrë më.
Thuhet se këta “njerëz urith” në fakt janë mutantë, të cilët urrejnë dritën e diellit dhe që preferojnë për të jetuar në qytetet nëntokësore, të ndërtuar në tunelet e braktisura të trenave, ku vjedhin rrymën elektrike, ujin dhe ndërtojnë vendbanimet dhe shtëpitë e tyre, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Në disa raste shkohet edhe më tej dhe ata paraqiten si përbindësh me një sy, të cilët nuk hezitojnë që të vrasin dhe hanë njerëzit që shkonin në vendbanimet e tyre. Përpos në Nju-Jork, mendohet se njerëz të tillë, që jetojnë në tunelet e braktisura nëntokësore, ka edhe në kryeqytetin britanik, Londër.
Thuhet se ata njerëz vetmitarë ishin pasardhësit e punëtorëve irlandezë, të ngelur nën tokë gjatë ndërtimeve gjatë viteve 1890.
Diskutime rreth kësaj post