Analisti Frrok Çupi ka komentuar deklaratën e Jonila Godoles, sekretares së PD për ish të përndjekurit ku kërkoi distancimin e PD nga Berisha.
Çupi tha se ajo është një mendje e lirë, por që fatkeqësisht nuk do të dëgjohen në parti si shumë zëra të tjerë të respektuar. Kjo sipas Çupit ndodh se PD është e ndërtuar mbrapsht dhe prej vitesh po tërhiqet zvarrë nga Berisha.
Komenti i Çupit:
“PD është një parti e ndërtuar mbrapsht, është një parti që nuk ka mendim nuk ka personalitet dhe dinjitet, gjithë jetën është tërhequr zvarrë nga Berisha. Mendimi i Jonilës nuk pi ujë edhe pse ka folur me mendje të hapur. Nëse Basha nuk ka krime shumë të mëdha, atëherë nuk ka pse të ketë zor dhe t’i thotë Berishës nuk do hysh në parlament. Basha është në një provë a do jetë apo jo njeriut që do të mbështete nga demokratët dhe aleatët dhe a e do të mirën e kombit”, tha Çupi.
Diskutime rreth kësaj post