Sekretari i përgjithshëm për çështjet zgjedhore të PD-së Ivi Kaso ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet sa më parë.
“Ka një përplasje konstitucionale, por ndryshe nga ju do ta quaj përplasje anti- konstitucionale, pasi vet përpjekja e qëverisë për të shtënë në dorë të gjitha institucionet e reja që pritet të ngrihen pas reformës në drejtësi, është anti-konstitucionale”-ka thënë Kaso.
Kjo gjë sipas tij na kthen në kohë të tjera të cilat populli po përpiqet t’i kalojë por jo t’i harrojë.
Kaso gjithashtu theksoi se gjykata Kushtetuese ka një formulë të re të zgjedhjes së anëtarëve të saj.
Sipas formulës së re, presidenti zgjedh tre anëtarë dhe kuvendi i miraton ato.
“Gjykata Kushtetuese ka një ndarje, një formulë krejt të re ku Kushtetuese presidenti të marrë të drejtat që i takojnë, pra të zgjedhë dhe të propozojë tre gjyqtarë dhe kuvendi i miraton ato”-përfundoi Kaso.
Diskutime rreth kësaj post