Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, doli në një konferencë për shtyp të mërkurën, ku tha se kreditimi i ekonomisë vijon të shënojë rritje.
“Në 3-mujorin e dytë dhe të tretë të këtij viti, ekonomia ka shënuar rritje”, tha Sejko, i cili u shpreh se inflacioni i çmimeve të konsumit arriti në 2 për qind.
Guvernatori i BSH-së theksoi se normat e interesit të depozitave kanë vijuar të qëndrojnë të njëjta. Sejko u shpreh më tej se rritja e pensioneve është një faktor stimulues në drejtim të rritjes së konsumit. Ai tha se rritja e pagave dhe pensioneve është atribut i qeverisë.
Diskutime rreth kësaj post