Fero, vijon të krijojë zhurmë në rrjetet sociale dhe kjo për shkak të postimeve të shpeshta që bën në lidhje me shndërrimin e tij nga një reper në një musliman të devotshëm.
Reth dy javë më parë, Fero iu bëri me dije të gjithë ndjekësit e tij se do të hiqte dorë përfundimisht nga muzika, për t’ju dedikuar fesë islame.
Ndërkohë që shihet gjatë gjithë kohës me persona që praktikojnë fenë, Fero herë pas herë poston në profilin e tij të Instagramit, rregulla që i përkasin islamit.
Vetëm pak ditë më parë, ai publikoi një thënie, përmes së cilës nënkuptohej së në fenë islame lejohen të merren dy gra. Mbrëmjen e kaluar, ish reperi fillimisht ka publikuar një shkrim ku thuhet se femra që vishen në mënyrë provokuese tërheqin djallin.
Ky postim i Feros ka ngjallur reagime pasi ish bashkëshortja e tij është një modele dhe shpesh herë pozon me veshje tepër provokuese.
Fero ka bërë një tjetër postim, në të cilin ka sqaruar: “Jam një musliman tani dhe unë nuk kam asnjë lidhje me atë çfarë bën ish-bashkëshortja ime. Secili nga ne ka jetën e tij , me respekt për njëri-tjetrin sepse kemi një vajzë. Por sot unë jam një musliman dhe nuk kam asnjë lidhje me atë. Ajo ka zgjedhur të bëjë jetën e saj”.
Deri tani ende nuk ka një reagim nga ana e Arbanitës në lidhje me këto postime të njëpasnjëshme të Feros.
Diskutime rreth kësaj post