Kryetari i Partisë Demokratik ka folur sot pas nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Ai tha se në asnjë vendim apo nen nuk ishte përfshirë interesi i shqiptarëve, duke përmendur rastin e masave të marra nga Kosova në ndihmë të qytetarëve për të përballuar krizën.
“Edi Rama thirri parlamentin në ditën e nderimit të Shën Terezës, ditë e cila inspiron më shumë se çdo gjë tjetër, mëshirë, dhembshuri dhe ndjeshmëri ndaj atyre që janë në vuajtje dhe nevojë.
Sot kjo seancë të thuash që ishte një seancë pagane i turpëron paganët, në një listë të gjatë ligjesh nuk kishte absolutisht as edhe një rrjesht të vetëm as edhe një nen e vendim për qytetarin shqiptar, rikujtoj se vetëm 2 ditë më parë jo qeveria gjermane që dha për qytetarët 45 mld euro, nuk marr këtë shembull, por qeveria e Kosovës akordoi për qytetarët 100 euro për çdo pensionist, për çdo student, për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike, 50 euro për administratën dhe dyfishoi ndihmën ekonomike, për të përballuar çmimet që në Kosovë. Kosova dyfishoi ndihmën ekonomike. E tëra kjo për të përballuar çmimet.
Sot në Kosovë nga nafta deri te produktet bazë janë 30% më të ulëta se në Shqipëri. Kurse ky parlament nuk ka asnjë vendim, asnjë nen dhe asnjë ligj për të mbështetur qytetarët shqiptarë në nevojë, në këtë periudhë kur po vidhen në mënyrë të tmerrshme, përveç të tjerave duke shfrytëzuar bordet mafioze të Ramës.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post