Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet presidenti i ri i vendit. Kandidatët janë Hashim Thaçi dhe Rafet Rama.
Para nisjes së kësaj seance, të gjithë deputetët i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm në hollin e Kuvendit dhe karriket e sallës së Kuvendit u kontrolluan një për një nga dy policë civilë. Të pranishëm në sallën e Kuvendit janë edhe përfaqësues të trupit diplomatik.
Pa nisur ende seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit, pranë selise së PDK-së në Prishtinë u mblodhën dhjetëra simpatizantë të Hashim Thaçit.
Njësitë speciale kanë bllokuar rrugën që të çon nga kjo seli në sheshin “Nëna Terezë”, ku janë grumbulluar protestuesit e opozitës. Për disa minuta ka pasur një përplasje verbale mes dy palëve dhe parrulla kundër dhe pro Thaçit.
Ka nisur ndërkohë protesta e opozitës së bashkuar kundër marrëveshjeve me Serbinë. Protestuesit e opozitës kërkojnë shpërndarjen e Parlamentit dhe zgjedhje të reja. Opozita po proteston edhe kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president.
Policia shmangu një përplasje mes mbështetësve të opozitës dhe atyre të Thaçit.
Diskutime rreth kësaj post