Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së nesërme do të flasë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me murin mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë.
Kryeparlamentari, Kadri Veseli, në seancën e stome për buxhetin ka thënë se kryeministri ka propozuar që nesër të mbajë seancë për murin në veri.
Kuvendi i Kosovës nesër pasdite, me fillim prej orës 15:00, do të diskutoj për ndërtimin e murit në veri.
Kjo është bërë me pajtimin e AAK-së si parashtruese e kësaj kërkese pasi Veseli ka bërë të ditur se ka diskutuar me kryeministrin Mustafa i cili ka shprehur gatishmërinë për të raportuar në Kuvend për këtë çështje.
Diskutime rreth kësaj post