Në një intervistë të zhvilluar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin Nertil Agalliu, ish kryeprokurorja, Elisabeta Imeraj thotë se do të ishte mirë për opinionin publik që mbledhja per Ahmetaj të kryej me dyer të hapura, për aq kohë sa informacioni ka dalë i copëzuar.
“Do ishte shumë më mirë për interesin e publikut që të ishte me dyer të hapura. Jo vetëm në këndvështrimin e marrjes në dijeni por të dëgjohet edhe vepra e të mbrojturit.
Ne kemi marrë dijeni publikisht me aq njoftim që SPAK e ka parë të arsyeshme për të dhënë. Duke patur parasysh këtë gjë, që informacioni ka rrjedhur kështu që nëse do ishte me dyer të hapura ne mund të kishim një palë më të gjerë.”– thotë Imeraj.
Diskutime rreth kësaj post