Prej orës 18:00 ka nisur seanca parlamentare, që shënon edhe nisjen e sesionit të ri në Kuvend.
Që në start është regjistruar përplasja e parë midis mazhorancës dhe opozitës, me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla që I ka ndërprerë fjalën deputetit demokrat Tritan Shehu.
Shehu mori fjalën për procedurë, por u kujdes t’i kujtonte Nikollës që edhe në sesionin e ri vijon me shkeljet e vjetra.
“Erdha me mendimin që do korrigjohen gabimet, por po shkelet rregullorja. Nuk ka asnjë element përmirësimi. Po shkelet rregullorja, po vazhdon të shkelet procedura dhe s’ka asnjë element të përmirësimit të saj. Jo vetëm që nuk kaluam në këtë seancë rezolutën për genocidin serb në Kosovë”, ishin fjalët e deputetit të PD, i cili u ndërpre nga kryetarja menjëherë.
“Jo, ju lutem kjo nuk është procedurë”, tha Nikolla.
Diskutime rreth kësaj post