Rikthimin e moderatores Luana Vjollca me zor po e presin të gjithë, sidomos fansat e saj. Dhe këtë e kemi parë nga kërkesat dhe pyetjet e shumta që moderatores i vijnë në llogaritë e saja personale të rrjeteve sociale. Mirëpo së fundmi u përfol tepër në rrjet teksa u tha se Luana do të rikthehet sërish në “Klan TV”.
Për të gjitha këto, Luana ka bërë një reagim në rrjetet sociale. Sërish, pa zbuluar nëse kthimi i shumëpritur do të jetë së afërmi, ajo u ka kërkuar “të presin derisa të jetë gati”.
“E di që kam munguar gjatë. Por thonë që njerëzit që të duan të presin deri kur të jesh gati. Ju dua dhe më mungoni.” shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post