Me postimin e fundit në rrjetet sociale, moderatorja e njohur, Klea Huta ka treguar projektin më të ri televiziv. Ajo ka ndarë në ‘Instastory’ një promo të formatit, i cili do të titullohet ‘Këngë moj’. “Së shpejti @vizionplustv”, ka shkruar Huta në postimin e fundit të saj duke ngjallur edhe më shumë kuriozitet tek ndjekësit e saj.
Klea nuk ka treguar asnjë detaj tjetër, ndonëse disa kohë më parë ka premtuar se shumë shpejt do të rikthehet me projekte të reja. Kujtojmë se Huta ka eksperiencë si këngëtare dhe moderatore në ekranin shqiptar, ndaj nuk dihet ende nëse Klea do të këndojë, moderojë apo t’i duhet t’i provojë të dyja pasionet e saj në këtë spektakël.
Kujtojmë se në muajin qershor Klea u bë nënë për herë të parë, e që prej lajmit të pritjes së ëmbël ajo u shkëput përkohësisht nga ekrani.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post