Gazetarja e njohur, Aida Shtino ka vendosur të rikthehet në ekran me një format të ri pas një periudhe të gjatë shkëputjeje.
Emisioni i saj do të quhet “Identiteti” dhe do të transmetohet çdo të premte në orën 20.30 në televizionin “Fax News”.
Ky program do të ketë në themel kërkimin e identitetit shqiptar të humbur ndër shekuj dhe zbulimin e historive të patreguara shqiptare.
Kujtojmë se formati me të cilin Aida punoi për disa vite rresht ishte ‘Njerëz të humbur’, i cili u kthye në shpresën kryesore të të gjithë njerëzve që kishin humbur kontaktet me njerëzit e tyre të dashur dhe mundën t’i gjejnë ata pas shumë kërkimesh.
Diskutime rreth kësaj post