Këngëtari Robert Berisha i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ka folur për një temë që rrallëherë hapet në televizione. Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se kënga e tij e radhës u dedikohet dashnoreve pasi e gjithë vëmendje u shkon grave dhe ndjehen keq.
“Është shumë in ta bëj këtë këngë sepse se besoj që ka shqiptar që nuk e ka një dashnore. Puna e dashnoreve është shumë në modë. Besoj se do t’u pëlqejë kënga ime. Gruaja e ka vendin e saj në shtëpi, por edhe dashnoreve është mirë që t’u dedikohet këngë se edhe ato të shkretat kanë nevojë të përmenden,” – tha Berisha.
Më tej, ai ka shtuar se kënga nuk ka të bëj me jetën e tij personale pasi nuk e menaxhon dot një grua dhe një të dashur. Kujtojmë se disa kohë më parë Berisha u nda pas 14 vitesh lidhje me këngëtaren tjetër Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë.
Diskutime rreth kësaj post