Pasi ka bojkotuar kuvendin sapo Lindita Nikolla nisi fjalën e saj pas emërimit si kryetare Kuvendi, kreu i PD Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai ka akuzuar kryeministrin dhe ministrat e tij si njerëz që kanë minuar demokracinë në vend, ndërsa tha se Rama, Balla, Rrahman Rraja duhet të ishin para drejtësisë dhe jo në sallë.
Deklarata e Bashës:
“Brenda në sallë ndodhen sot njerëzit që kanë minuar demokracinë shqiptare, duke nisur nga Edi Rama, shkatërruesi i zgjedhjeve, institucioneve dhe reformës në drejtësi, që duhej të ishte para drejtësisë”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post